Politika e privatësisë

Përditësuar më 18 tetor 2026

Kjo politikë shpjegon cilat të dhëna personale mbledhim kur vizitoni faqebiznesi.com ose na kontaktoni, pse i mbledhim dhe çfarë të drejtash keni.

Kush jemi

Faqe Biznesi, Dibër, Maqedonia e Veriut. Përgjegjës për të dhënat: Dritan Dovolani.
Email: info@faqebiznesi.com · WhatsApp: +389 71 922 952

Çfarë të dhënash mbledhim

  • Formulari i kontaktit: emri, emaili ose numri i WhatsApp-it dhe mesazhi juaj.
  • WhatsApp dhe email: ato që na shkruani vetë kur na kontaktoni.
  • Të dhëna teknike: serveri ruan përkohësisht adresën IP dhe llojin e shfletuesit, për siguri dhe funksionim të faqes.

Pse i përdorim

Vetëm për t’ju përgjigjur, për t’ju dërguar ofertën dhe, nëse bëjmë punë bashkë, për ta realizuar projektin. Nuk i shesim dhe nuk i japim për reklama. Nuk ju dërgojmë buletine pa leje.

Baza ligjore

Pëlqimi juaj (kutia te formulari) dhe hapat para një kontrate që ju vetë i kërkoni. Zbatojmë Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë së Veriut dhe parimet e GDPR-së (BE) dhe të ligjit zviceran për mbrojtjen e të dhënave (nDSG).

Sa kohë i ruajmë

Kërkesat që nuk kthehen në punë i fshijmë brenda 12 muajve. Të dhënat e klientëve i ruajmë aq sa kërkohet për kontratën dhe detyrimet tatimore.

Kush tjetër i sheh

  • Ofruesi i hostingut ku ruhet faqja dhe emaili.
  • WhatsApp (Meta), nëse na shkruani atje. Vlejnë edhe kushtet e WhatsApp-it.

Cookies

Faqja përdor vetëm cookies teknike të nevojshme për funksionim. Nuk përdorim cookies për reklama apo ndjekje. Shkronjat dhe fotot ngarkohen nga serveri ynë, jo nga shërbime të jashtme.

Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni të shihni, të korrigjoni ose të fshini të dhënat tuaja, ose ta tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Shkruani në info@faqebiznesi.com dhe përgjigjemi brenda 30 ditëve. Keni gjithashtu të drejtë të ankoheni te autoriteti për mbrojtjen e të dhënave në vendin tuaj.